Lajme
Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në hollin e Hotel Grand në Prishtinë
Demokracia
16:00 | 14 Maj 2023

Share:

Një 30-vjeçar është gjetur i vdekur sot në hollin e Grand Hotel Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç.”, ka informuar ajo.

Ahmeti ka bërë të ditur se ka nisur hetimi i rastit si “vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Të ngjashme