Lajme
Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij një person në Kamenicë
Demokracia
08:37 | 28 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme një person në Kamenicë ka ndërruar jetë në rrethana ende të panjohura.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth orës 16:55 në Kamenicë është gjetur pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij, shkruan Demokracia.com.

Sipas Policisë, ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshuar” dhe është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

INCIDENTET KRIMINALE

VDEKJE E DYSHUAR

Kamenicë 27.08.2022-16:55. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor.

Të ngjashme