Sport
Gjendet i vdekur në një dhomë hoteli lojtari i njohur Vincent Jakson
Demokracia
14:01 | 16 Shkurt 2021

Share:

Një lajm i trishtë ka ardhur nga sporti i ragbitë. Ditën e djeshme lojtari i njohur Vincent Jakson është gjetur pa shenja jete në moshën 38-vjeçare në një dhomë hoteli, transmeton Demokracia.com.

Zyra e Sherifit të Qarkut Hillsborough ka nisur të hetoi për vdekjen e tij.

Shumë adhurues dhe përkrahës të tij mbeten të shokuar pasi ajo erdhi në mënyrë të papritur.

“Zemra ime dhemb shumë për Vincent Jackson. Ai ishte ishte një njeri i devotshëm që vinte familjen dhe komunitetin e tij mbi gjithçka tjetër”, ka thënë bashkëlojtari i tij Chad Chronister.

Në anën tjetër skuadra ku ai luante Buccaneers janë shprehur të tronditur më këtë ngjarje.

“Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar kur kemi dëgjuar lajmin e tmerrshëm në lidhje me humbjen e Vincent Jackson”, thuhet në komunikatën e skuadrës së Jacksonit. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024