Sport
Gjendet i vdekur në moshë të re boksieri i njohur turk
Demokracia
17:48 | 14 Mars 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur nga bota e boksit, ku boksieri i njohur  turk, 34-vjeçar, Javuz Ertyrk, është ndarë nga jeta papritur.

Ertyrk u gjend i vdekur në shtëpinë e tij në Koln të Gjermanisë ku edhe jetonte, njoftojnë mediat turke.

Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen zyrtarisht, por sipas mediave në Turqi thuhet se jetën ja mori një infarkt në zemër.

Gjysmë-gjerman e gjysmë-turk, Javuz njihej dhe si boksieri “Erdogan”, pasi vitet e fundit i kishte dalë në mbrojtje kursit autoritar të presidentit turk. /Demokracia.com/

Të ngjashme