Lajme
Gjendet i gjallë një prej pasagjerëve të zhdukur te anija në flakë
Demokracia
11:45 | 20 Shkurt 2022

Share:

Gjendet i gjallë një prej pasagjerëve të zhdukur te anija në flakë Euro Ferry Olimpia.

Lajmi bëhet i ditur prej vetë ministrit grek të marinës tregëtare Janis Plaqiotaqis. Bëhet fjalë për një shofer kamioni nga Lituania.

Ai u gjet rreth orëve të mëngjesit në fundin e anijes dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai u dërgua në spital për ekzaminime por mjektë thanë se nuk ka asnjë problem me shëndetin.

Shoferi i kamionit duke dalë vetë nga trageti në flakë

Tani autoritetet shpresojnë që të gjenden edhe 7 bullgarët,3 grekët dhe një shtetas turk që ende rrezultojnë të zhdukur që në momentin në anija mori flakë në ngushticën e Korfuzit.

Të ngjashme