Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se viktima e gjinisë femërore është gjetur e vdekur në banesën e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore.
Këta të fundit kanë marrë trupin e pa jetë për obduksion.