Lajme
Gjendet e vdekur një grua në Gjilan
Demokracia
09:37 | 22 Shkurt 2022

Share:

Një grua është gjetur pa shenja jetë gjatë ditës së hënë në Gjilan nga një dëshmitar i rastit, raporton Demokracia.com.

Policia e Kosovës ka treguar se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Kurse, trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

VDEKJE E DYSHIMTË /Gjilan 21.02.2022-09:37. Nga një dëshmitar rasti është gjetur pa shenja jete viktima femër  kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme