Lajme
Gjendet e vdekur një 73-vjeçare në Prizren
Demokracia
15:50 | 26 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Një grua është gjetur e vdekur, mesditën e sotme në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ksovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rruga ‘’Ukë Bytyqi”, sot rreth orës 12:50, është raportu rasti, por nuk dihet koha e vdekjes, sepse viktima ka jetuar e vetme. Është e lindur në vitin 1948. Ajo ka jetuar e vetme në banesën e saj dhe pasi që një kohë nuk është parë duke lëvizur, e kanë raportuar fqinjët e saj. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet e emergjencës. Vdekja e saj është konstatu nga ekipi i emergjencës“, tha Osmanollaj.

Ai tha më tej se me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme