Lajme
Gjenden tre qytetarë që besojnë se Kurti do ta bëjë marrëveshjen me Serbinë
Demokracia
14:20 | 08 Maj 2022

Share:

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të përfundonte me sukses tash e një kohë.

Pas takimit të e fundit që pati kryeministri i vendit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Berlin të Gjermanisë, qytetarët janë shprehur optimist se do të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Qytetari Fehmi Ismaili i tha Ekonomia Online se koha ka ardhur për të bërë një marrëveshje dhe se faktori ndërkombëtar po shihet që është në fund me insistimin e SHBA-së.

“Koha ka ardhur për të bërë një marrëveshje. Edhe faktori ndërkombëtar po shihet që është në fund me insistimin e SHBA-së. Janë duke përgatitur terrenin për marrëveshje. SHBA kanë dhënë sinjale të qarta që nuk mund të diskutohet për kufij e as për dhurime të territorit. Ka thënë qartë që nuk shkelet kushtetuta dhe nuk diskutohet për qeshjen e territorit në shtetin e Kosovës. Kosova i ka të gjitha rrugët e hapura për të hyrë në dialog sa më shpejtë”.

Ndërsa qytetari Gëzim Berisha u shpreh se “është mirë të bashkohen Pozita dhe Opozita në një zëri të gjithë sepse marrëveshja është e krejt Kosovës”, teksa u shpreh optimist se do të arrihet marrëveshja.

“Unë mendojë që Albin Kurti ka me arrit marrëveshjen me Serbinë sepse pothuajse fundi ka ardhur edhe dialogut. Nuk di ma për çka do të duhet të dialogohet. Mendoj se marrëveshja duhet të arrijë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Është mirë të bashkohen Pozita dhe Opozita në një zëri të gjithë sepse marrëveshja është e krejt Kosovës.
E Valon Selimi po ashtu qytetar mendon se “i ka ardhur fundi” kësaj pune dhe se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt.

“Mendojë që i ka ardhur fundi kësaj pune dhe mendoj që ka me arrit marrëveshjen me e Kosovës me Serbinë. Pasi që ka shkuar në Gjermani besojë që do të na ndihmojnë edhe shtete të tjera dhe besojë që çdo send i ka ardhur fundi dhe besojë që do të na njeh edhe Serbia si shtet”, tha ai..

“BE-ja është duke u munduar për të arritur një marrëveshje, për rata besojë që do të arrihet një marrëveshje me Serbinë. Është duke bërë presion shumë BE-ja dhe besojë që do të arrihet”, u shpreh qytetari tjetër Fitim Hadergjonaj”

Por mendim ndryshe ka qytetari Bekim Zymeri i cili i tha Ekonomia Online se nuk do të ketë marrëveshje deri në vitin 2025 e sipas tij as liberalizim të vizave.

“Deri 2025 marrëveshje nuk ka në bazë të planit të cilin e ka bërë OKB-ja dhe që është fshehtësi por deri në 25 nuk do të ketë madje as liberalizim. Do të vazhdojë të ketë ngecje në nivele të larta por përfundimisht vitin 2025 do arrihet marrëveshja edhe atë nëse bie dakord Austria, Gjermania dhe Franca”.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ditë më parë ka pritur në një darkë joformale kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Berlin të Gjermanisë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti pas takimit ishte shprehur agresioni i fundit rus në Ukrainë ka shtuar mosmarrëveshjet midis palëve, por Kosova mbetet e përkushtuar për procesin e dialogut.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë, për një marrëveshje që ka në qendër njohjen e ndërsjellë”, teksa kishte shtuar se qëndrimet e “presidentit të fqinjit tonë verior” janë të vjetra, megjithëse insistimet e tij janë për një marrëveshje të obligueshme që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duke pasur në qendër njohjen reciproke.

Të ngjashme