Kuriozitete
Gjenden pesë specie elefantësh të cilat kanë jetuar 8 milionë vjet më parë
Demokracia
10:00 | 21 Mars 2021

Share:

Kafka e plotë e elefantit që i përket Choerolophodon Pentelici, paraardhësi i elefantëve, u gjet në provincën Kayseri

Tetë milionë vjet më parë, pesë specie elefantësh të njohur si paraardhësit e elefantëve të sotëm, kanë jetuar në Turqinë qendrore sipas një eksperti të arkeologjisë, raporton Anadolu Agency, transmeton Demokracia.com.

Oksan Basoglu , profesori i arkeologjisë në Universitetin e Ankarasë Haci Bayram Veli, i cili udhëheq gërmimet,  tregoi se u gjetën një larmi e madhe fosilesh si ajo e gjirafave, drerëve dhe antilopave, si dhe pesë lloje të ndryshme elefantësh.

Duke theksuar se fosilet u përcaktuan se datojnë afërsisht 7.5-8 milion vjet, Basoglu tha se studimet mbi këtë temë vazhdojnë.

Gërmimet e mbetjeve fosile, të iniciuara nga komuna metropolitane në provincën Kayseri në vitin 2017, kryhen në bregun e digës Yamula në lumin Kizilirmak.

Fosilet që u përkasin kafshëve të ndryshme të gjetura në gërmime pastrohen dhe ruhen me kujdes nga ekspertët e arkeologjisë në Qendrën Shkencore Kayseri.

Basoglu nënvizoi se pjesa më interesante midis atyre që u gjetën ishte një fosil i plotë i kafkës së elefantit që i përkiste Choerolophodon Pentelici, i njohur si paraardhësi i elefantëve.

“Kjo është mostra e vetme e zbuluar plotësisht. Është specie e rrallë në botë”, tha ai. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lifestyle • 25 Qershor 2024