Lajme
Gjenden dy granata dore në një veturë në Prizren, FSK-ja largon mjetin shpërthyes
Demokracia
11:04 | 10 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës njofton se janë gjetur dy granata dore gjatë kontrollimit të një veture në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh, njësia për deminim nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka larguar mjetin shpërthyes.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, ndërsa është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Është pranuar raportuar se gjatë rregullimit të një veture është hasur në dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme