Sport
Gjenden 250 varre në pronën e mbrojtësit të Barcelonës, Pique
Demokracia
16:00 | 01 Nëntor 2022

Share:

Dyqind e pesëdhjetë varre janë gjetur në një nga pronat e Gerard Pique në Spanjë, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Demokracia.com.

Mbrojtësi i Barcelonës, i cili njihet për disa interesa biznesi jashtë futbollit, ka investuar në një projekt për ndërtimin e një hoteli luksoz në Malaga.

Pique shpenzoi rreth 20 milion dollarë (17.7 milion £) për të blerë pronën e vendosur në Costa del Sol.

Megjithatë, projekti është ndalur pasi ka goditur një pengesë të papritur.

Sipas raportimit të mediumit spanjoll “Marca”, 250 varre janë gjetur në pronë.

Tani do të duhet të kryhen studime për të përcaktuar se nga cili shekull janë varret./Demokracia.com/

Të ngjashme