Lajme
Gjeloshaj: Katër deputetë shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi
Demokracia
22:32 | 11 Qershor 2023

Share:

Nik Gjeljoshaj nga Forumi Shqiptar ka komentuar rezultatet paraprake parlamentare të Malit të Zi.

Ai tha se “partia që drejtojë deri më tani ka fituar dy mandate” ndërsa ka përsëritur se ky është një rezultat i madh për këtë subjekt politik.

Politikani shqiptar gjithashtu ka pohuar se shqiptarët do të përfaqësohen me katër deputetë në Kuvend, raporton rtcg.

“Mendoj se me katër deputetë në parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, tha Gjeloshaj.

Ai beson se Mali i Zi do të ketë një qeveri të qëndrueshme, e cila do ta dërgojë në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, lëvizja që e ka drejtuar presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviq, ka fituar zgjedhjet parlamentare ndërsa në pozitën e dytë është DPS, të cilën deri para disa jave e ka drejtuar Milo Gjukanoviq.

Të ngjashme