Lajme
Gjatë vitit 2022 në Kosovë u rrit numri i binjakëve dhe trinjakëve
Demokracia
23:25 | 02 Janar 2023

Share:

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit 2022 ka pasur një rritje të lehtë të binjakëve dhe trinjakëve.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Zef Ndrejaj, në një përgjigje për Demorkacia.com ka treguar për numrin e lindjeve të binjakëve dhe trinjakë.

Gjatë vitit  2021 në Klinikën e Gjinekologjisë kanë lindur 200 binjakë, ndërsa gjatë vitit 2022 kanë lindur 216 apo 16 binjakë më shumë se në vitin paraprak.

Kurse një rritje e lehtë e lindjeve me trinjakë është gjatë vitit 2022. Në vitin 2021 kanë lindur 16 trinjakë, ndërsa në vitin 2022 kanë lindur 20 apo 4 trinjakë më shumë se në vitin 2021.

Ndërsa,  gjatë vitit 2021 në Klinikën e Gjinekologjisë kanë lindur dy katërnjakë, kurse në vitin 2022 nuk është realizuar asnjë lindje me katërnjak./Demokracia.com/

Të ngjashme