Lajme
Gjatë shtatorit Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 6 mijë gjoba kundërvajtëse, u raportuan 146 aksidente
Demokracia
15:40 | 05 Tetor 2023

Share:

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit shtator ka shqiptuar mbi 6 mijë gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr 69 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe ndaj 45 shoferëve është vazhduar masa mbrojtëse, të cilët janë hasur në komunikacion duke drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.

“Policia Rajonale e Ferizajt gjatë muajit shtator 2023 ka shqiptuar 6095 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 69 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe ndaj 45 shoferëve është vazhduar masa mbrojtëse, të cilët janë hasur në komunikacion duke drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.

Disa nga llojet e kundërvajtjeve që u shqiptuan janë:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1562 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 894 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 374 gjoba

– Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit , 358 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 318 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patent shofer , 214 gjoba

– Tejkalim në vijë të plortë, 30 gjobë

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 17 gjoba

– Mosrespektim i urdhrit të policit, 11 gjoba

– Drejtimi i atuomjetit nën ndikimin e alkoolit, 6 gjoba

– Drejtimi i motoçkletës pa patent shofer, 12 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 5 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa helmet, 2 gjoba

– Të tjera, 2292 gjoba

Poashtu, thuhet se janë raportuar 146 aksidente prej tyre 73 me lëndime, ndërsa 135 persona janë lënduar.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar edhe 73 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

Të ngjashme