Lajme
Gjatë punimeve në rrugë kompania has në një mjet shpërthyes në Veri, e largon policia
Demokracia
17:07 | 29 Maj 2025

Share:

Një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore është gjetur sot në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për Express e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se policia e ka larguar mjetin shpërthyes.

“Derisa kompania e kontraktuar nga Komuna ka qenë duke i zhvillu disa punime në rrugë, ka has në një mjet shpërthyes. Njësitet e Specializuara Policore kanë dal në vend ngjarje dhe e kanë largu mjetin shpërthyes që dyshohet të jetë Granatë e Dorës”, tha ai.

Të ngjashme