Bruno Fernandez u pa duke e goditur një pjesëtar të sigurimit gjatë festimit të golit të Manchester Unitedit kundër Chelseat të dielën.
Jadon Sancho ia dhuroi epërsinë skuadrës së tij, pasi shfrytëzoi gabimin e Jorginhos, me yllin anglez që festoi me bashkëlojtarët para tifozëve të tyre që kishin udhëtuar në Londër, përcjell Demokracia.com.
Ai udhëhoqi festimet me pjesën tjetër të skuadrës së tij që iu bashkuan, duke përfshirë kapitenin e ndeshjes Fernandes, i cili pati një shkëmbim të nxehtë me një sigurim.
Sigurimi tepër i zellshëm u përpoq të lëvizte lojtarët e Man Unitedit, gjë që nuk u prit mirë nga mesfushori portugez.
Ai e shfryu zemërimin e tij duke e shtyrë sigurimin dhe Alex Telles vuri re këtë konfrontim, duke e tërhequr bashkëlojtarin.
Përplasja mes sigurimit dhe Fernandes nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale.
Më poshtë mund ta shikoni momentin kur Bruno Fernandez e godet sigurimin. /Demokracia.com