Gjatë 24-orëve në Kosovë janë vaksinuar 13 mijë e 867 persona kundër COVID-19.
Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë thuhet se deri më tani në Kosovë janë dhënë 388 mijë e 73 doza të vaksinës, përcjell Demokracia.com.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 mijë e 867 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388 mijë e 73 doza të vaksinës. Deri më sot 124 mijë e 226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
MSH po ashtu ka njoftuar se gjatë 24-orëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 58 qytetarë, janë shëruar tre, dhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Kujtojmë se vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar në fund të muajit mars, ndërsa vaksinimi masiv më 15 qershor./Demorkacia.com/