Lajme
Gjashtë të vdekur pasi makina goditi turmën në Belgjikë
Demokracia
12:47 | 20 Mars 2022

Share:

Të paktën gjashtë persona janë vrarë pasi një makinë u fut mes një turme që ishte mbledhur për të marrë pjesë në karnavale në jug të Belgjikës.

Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies, rreth 50 km në jug të kryeqytetit Bruksel, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Makina raportohet se u përplas me shpejtësi të madhenë një grup prej rreth 60 personash që po përgatiteshin të merrnin pjesë në një paradë karnavalesh të dielën.

Disa persona janë plagosur rëndë dhe disa janë në gjendje kritike, tha një zëdhënëse e policisë për BBC.

Rrethanat e sulmit janë duke u hetuar, por policia tha se një sulm terrorist ishte përjashtuar.

“Është një aksident, një tragjik. Makina goditi grupin dhe u përpoq të vazhdonte, por u ndalua shpejt nga policia,” tha zëdhënësja e policisë Cristina Ianoco./Demokracia.com/

 

Të ngjashme