Lajme
Gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Gjakovë – Deçan
Demokracia
21:18 | 12 Tetor 2022

Share:

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë-Deçan saktësisht në fshatin Dujakë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë liruar nga spitali.

“Sonte rreth orës 19:30 në rrugën Gjakovë-Deçan, në fshatin Dujakë, ka ndodhur aksident trafiku ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjashtë persona. Personat pas trajtimit mjekësor janë liruar nga spitali. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme