Lajme
Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Demokracia
09:58 | 09 Janar 2024

Share:

Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, raporton Policia e Kosovës.

Dy raste kanë ndodhur në Fushë Kosovë, dy në Prishtinë dhe 2 në Obiliq.

Në të gjitha rastet viktima të dhunës në familje kanë qenë gratë, të cilat janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit burra.

Njëri rast në Prishtinë viktima është kanosur edhe me thikë, ndërsa në njërin rast në Obiliq është kanosur me armë zjarri, dhe pas kontrollit të Policisë në shtëpinë e tij janë konfiskuar dy pistoleta me 27 copë fishekë.

5 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është në arrati.

Të ngjashme