Lajme
Gjashtë personat e vrarë në Greqi, dyshohet të jenë shqiptarë
Demokracia
19:32 | 11 Shtator 2023

Share:

Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në një sulm në një qytet bregdetar pranë Athinës, tha policia greke të hënën.

Nuk kishte asnjë të dhënë të menjëhershme mbi motivin e sulmit, përcjell klankosova.tv.

Një deklaratë e policisë tha se trupat u zbuluan këtë mbrëmje në Artemida, rreth 20 kilometra (12 milje) në lindje të Athinës.

Anise nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e të shtënave apo identitetin e viktimave.

Televizioni shtetëror ERT tha se tre prej trupave u gjetën brenda një makine dhe se një pistoletë besohet të jetë përdorur në të shtënat.

Mjeti i viktimave është me targa gjermane, ndërsa CNN-i grek raporton se të vrarët dyshohet të jenë shqiptarë.

Të ngjashme