Lajme
Gjashtë persona lëndohen në një aksident trafiku në Vushtrri
Demokracia
10:59 | 29 Mars 2021
Foto Ilustrim

Share:

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë mesditën e së dielës ka ndodhur një aksident dhe si pasojë janë lënduar pesë persona, prej tyre një vajzë e mitur e cila është duke marr tretman në QKUK, shkruan Demokracia.com.

“Fsh. Shtitaricë, Vushtrri, 28.03.2021-11:39. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete civile me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale”, thuhet në raportin e PK-së,

Policia më tej ka njoftuar se lëndime trupore  kanë pësuar njëri drejtues i automjetit dhe katër pasagjerë  të cilët pas ndihmës mjekësore të dhënë  në Spitalin e  Vushtrrisë janë liruar për në shtëpi.

Sipas policisë rasti është nën hetime./Demokracia.com/

Të ngjashme