Lajme
Gjashtë persona lëndohen në një aksident trafiku në Viti
Demokracia
14:22 | 06 Gusht 2023
Ilustrim

Share:

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e shtunë në Viti.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar njëri nga drejtuesit dhe  gjashtë pasagjerë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar për shtëpi”, njofton Policia.

Të ngjashme