Kuriozitete
Gjashtë momentet kur Mbretëresha Elizabeth II na bëri të qeshnim
Demokracia
15:24 | 11 Shtator 2022

Share:

Roli i Mbretëreshës në jetën publike ishte që shpesh i duhej të mbante një qëndrim serioz. Por gjatë mbretërimit, Elizabeth II, ajo na tregoi edhe një anë saj të sensit të humorit.

Më poshtë, u hedhim një vështrim disa nga momentet e saj më epike.

Një festë jubilare çaji me Paddington Bear

Gjashtë momentet kur mbretëresha Elizabeth II na bëri të

Si pjesë e festimeve të saj të Jubileut Platinum në qershor, Mbretëresha u filmua duke pirë çaj me Paddington Bear në Pallat duke festuar 70 vjetorin e saj në fron.

Paddington i ofroi asaj një sanduich marmelatë. “Unë e mbaj gjithmonë një për raste urgjente,” i tha ai, duke e nxjerrë një poshtë kapelës së tij të kuqe të famshme.

“Po edhe unë,” u përgjigj mbretëresha, duke hapur çantën e zezë me firmë dhe duke nxjerrë të sajën.

 Takimi me James Bond

Gjashtë momentet kur mbretëresha Elizabeth II na bëri të

Si pjesë e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Londër 2012, Mbretëresha bëri një hyrje ndryshe me ndihmën James Bond.

Si pjesë e një skene të krijuar nga regjisori Danny Boyle, Mbretëresha bëri një vizitë në Pallatin Buckingham. Më pas ajo u shfaq duke u hedhur me parashutë në stadiumin Olimpik për të përshëndetur turmat brohoritëse.

Lojërat ‘Invictus’

Gjashtë momentet kur mbretëresha Elizabeth II na bëri të

Në vitin 2016, Mbretëresha u shfaq në një tjetër videoklip viral, këtë herë me nipin e saj Princin Harry për të promovuar Lojërat Invictus.

Dyshja panë një video-mesazh nga ish-presidenti amerikan dhe zonja e parë Barack dhe Michelle Obama, të cilët i dhanë Princit Harry një sfidë sportive.

Prerja e një torte me shpatë ceremonial

Gjashtë momentet kur mbretëresha Elizabeth II na bëri të

Mbretëresha preu shumë ëmbëlsira gjatë jetës së saj. Në një ngjarje bamirësie në Cornwall në 2021, ajo provoi u munduar të priste tortën me një thikë gjigante.

Por thikën ajo nuk e kapi mirë, veprim i cili bëri të qeshnin të gjithë ata që ishin mbrapa saj.

Fotoja pas dy lojtarëve hokej australianë

Gjashtë momentet kur mbretëresha Elizabeth II na bëri të

Në vitin 2014, dy lojtare hokej australianë mbetën të habitur kur Mbretëresha u shfaq duke buzëqeshur në sfondin e fotografisë së tyre në Lojërat e Commonwealth në Glasgow.

Jayde Taylor (majtas) postoi imazhin e parë në Twitter dhe tha: “Ahhh Mbretëresha e bombardoi selfie-n tonë!”, me tweet-in që u bë menjëherë viral.

Duke qeshur me një tufë bletësh

Gjashtë momentet kur mbretëresha Elizabeth II na bëri të

Mbretëresha shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Duka i ndjerë i Edinburgut, në mijëra ngjarje zyrtare.

Por gjatë një rishikimi ushtarak në Kështjellën Windsor në vitin 2003, një tufë bletësh prishi ecurinë. Çifti mbretëror e mori me sportivitet./BBC

Të ngjashme