Lajme
Gjashtë helikopterë fluturuan sot mbi qiellin e Kosovës, KFOR-i jep detaje
Demokracia
20:39 | 25 Shkurt 2021

Share:

Gjashtë helikopterë janë parë duke fluturuar sot në qiellin e Kosovës.

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar një trajnim me helikopterë duke fluturuar mbi disa qytete të Kosovës, përcjell Demokracia.com

KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se trajnimi është përqëndruar në standardizimin e procedurave të planifikimit dhe ekzekutimit të misionit, në testimin e fluturimit dhe komunikimet.

Ushtrimi ka filluar nga Aeroporti Ushtarak në Sllatinë, duke vazhduar me kampin “Bondsteel”, Prizren, Pejë, Aeroportin e Sllatinës dhe Prishtinë, dhe përfundoi në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kampin “Kosova Film”.

“Ushtrimi siguroi që KFOR të mbetet një forcë e fuqishme ushtarake, e gatshme për të vepruar si parandalues i besueshëm ndaj çdo kërcënimi dhe për të ruajtur kapacitetet e tij për të kryer fluturime të evakuimit urgjent mjekësor kurdo që nevojitet”, thuhet në komunikatë.

“Ky dimension ndërkombëtar ofron kapacitete dhe kompetenca të ngritura. Kërkohet trajnim dhe ushtrim i vazhdueshëm për t’u siguruar se të gjitha kontingjentet veprojnë në mënyrë të standardizuar, duke siguruar aftësinë e KFOR-it të reagojë në përputhje me rezolutën 1244 të OKB dhe në mënyrë të shpejtë dhe efikase nga ajri dhe nga toka ndaj çdo sfide për mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet tutje në komunikatën e KFOR-it./Demokracia.com/

Të ngjashme