Lajme
Gjashtë fotografi të ish krerëve të UÇK-së pranohen si prova materiale në Speciale
Demokracia
11:23 | 02 Korrik 2024

Share:

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Gjykatën Speciale janë pranuar si prova materiale gjashtë fotografi njëra e përbashkët mes ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimit dhe Hashim Thaçit dhe ish shefit të shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi.

Kurse, tjetra fotografi është pranuar mes Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërkaq fotografia e tretë ka qenë mes Zyrapit dhe Selimit.

Ajo e katërta ka qenë mes Krasniqit dhe Rambujes, e pesta mes Selimit dhe Fatmir Limaj dhe një tjetër është pranuar e Jakup Krasniqit.

Pranimi i këtyre fotografive si prova materiale është bërë gjatë dëshmisë së Zyrapit në Speciale, i cili ka thënë se fotografitë janë bërë në ndërtesën e Qeverisë së përkohshme në 1998.

Pjesë nga intervistimi i Zyrapit në Speciale:

Clare Lawson: A i njihni personat në këtë fotografi dhe nëse po a mund të na tregosh emrat?

Bislim Zyrapi: Po, në anën e majtë gjendem unë, në mes është Hashim Thaçi dhe në të djathtë është Rexhep Selimi.

Clare Lawson: Ku është ky objekt?

Bislim Zyrapi: Ky objekt është fshatin e ri ose ndryshe Novosellë, në bjeshkët e Berishës.

Fotografia e parë e pranuar si provë materiale.

Clare Lawson: Do të thotë që mund të jetë në atë ndërtesën që pamë, që ishte ndërtesa e qeverisë së përkohshme?

Bislim Zyrapi: Po.

Clare Lawson: A e mbani mend përafërsisht se kur është nxjerr kjo fotografi?

Bislim Zyrapi: Jo nuk e mbaj mend.

Clare Lawson: A mund të na jepni një periudhë kohore me disa data përafërsisht?

Bislim Zyrapi: Po, mund të ketë në nëntor ose dhjetor, nëntori sigurisht i 98’së.

Gjykatësi: Kërkoj që ky dokument të pranohen, atëherë dokumenti pranohet.

Sekretarja e seancës: Kjo fotografi do të marrë numrin e provës materiale P01402 dhe për momentin është dokument konfidencial.

Bislim Zyrapi: A mund të na tregoni se kush janë këta persona dhe ku është bërë kjo fotografi?

Clare Lawson: Në anën e majtë është Jakup Krasniqi, në anën e djathtë është Rexhep Selimi. Mendoj që fotografia është bërë në vendin e njëjtë.

Fotografia e dytë e pranuar si provë materiale.

Prokurorja kërkon që ky dokument të pranohet si provë materiale, gjykatësi e miraton.

Clare Lawson: Atëherë, ju lutem mund t’i identifikoni këta persona dhe vendin ku është bërë kjo fotografi?

Bislim Zyrapi: Në anën e majtë jam unë, ndërsa në anën e djathtë është Rexhep Selimi dhe është i njëjti vend si në fotografitë e mëparshme.  

Fotografia e tretë e pranuar si provë materiale.

Clare Lawson: Atëherë, dëshmitar nëse mund të na tregoni edhe emrat e këtyre dy personave dhe vendi ku është bërë kjo fotografi?

Bislim Zyrapi: Në fotografi është Jakup Kransiqi, në anën e djathtë Rambuja që po shihet nuk mund të jetë në të njëjtin vend. Mendoj, mos është në shtëpinë e Bardh në Divjakë.

Edhe kjo fotografi është pranuar si provë materiale.

Fotografia e katërt e pranuar si provë materiale.

Më pas në DhSK është paraqitur një fotografi e Jakup Krasniqit e cila po ashtu është pranuar si provë materiale.

“Mendoj që kjo fotografi është sërish në Shtëpinë e Bardh në Divjakë”, ka thënë dëshmitari.

Clare Lawson: Kjo pajisja me ngjyrë të zezë çfarë është mund të na shpjegoni?

Bislim Zyrapi: Njëjtë është telefon satelitor.

Fotografia e pestë e pranuar si provë materiale.

Fotografia e gjashtë që është pranuar si provë materiale ka qenë mes Rexhep Selimit dhe Fatmir Limaj.

Të ngjashme