Lajme
Gjashtë asamblistë të Cyrihut mysafirë në Kuvend, deputetët i përshëndesin me duartrokitje
Demokracia
13:16 | 27 Korrik 2023

Share:

Gjashtë asamblistë nga Cyrihu e kanë përcjell nga afër si mysafirë seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten.

E ligjvënësit e Kosovës u ngritën në këmbë dhe i përshëndetën me duartrokitje.

Në këtë seancë janë duke u votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Pa votat e PDK-së dhe AAK-së, ka kaluar në lexim të dytë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Miratimi i Ligjit u bë me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votim.

Gjithashtu, janë miratuar rekomandimet lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.Më pas, deputetët e PDK-së janë larguar nga salla. /Telegrafi/

Të ngjashme