Një familjar i të ndjerit, Gazmend Hysenit i njohur si “Strella ka paralajmëruar hakmarrje. Blendi Hyseni përmes një video të publikuar në Tik-Tok ka shkruar se “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla. Këtë mbishkrim e ka përcjellë me disa foto ku shihte me armë në dorë dhe pamje nga varrimi i “Stellës”.
“Gjaku nuk bëhet ujë ”është shprehje që përdoret kur paralajmërohet marrja e hakut.
Kjo video është përcjell me këngën e Unikkatilit “po eci”, shkruan Insajderi.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të premten qytetin e Ferizajt. 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi i cili është vëllai i reperit “Buta”.
U bë ‘molla e sherrit’, ja çka thoshte Buta për Mercedesin kur e bleu të ri