Lajme
Gjakovë: Vdes një 66-vjeçar në vendin e punës
Demokracia
22:46 | 04 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Një 66-vjeçar ka vdekur sot në Gjakovë në vendin e tij të punës.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se vdekja e personit është konstatuar në vendngjarje nga personeli mjekësor dhe rasti është iniciuar për hetim.

“Sot me datën 04.06.2022 policia në Gjakovë ka pranuar informacion se rreth orës 09:48 një person mashkull i moshës rreth 66 vjeçar, është lënduar në vendin e tij të punës. Të gjitha njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendngjarje, po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit. Nga personeli mjekësor i dalur në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Eleza për Demokracia.com.

Ai tha më tej se në konsultim me Prokurorin është iniciuar rast hetim i vdekjes./Demokracia.com/

Të ngjashme