Lajme
Gjakovë – Asgjësohen 5 mijë kilogramë produkte ushqimore që nuk ishin të sigurta për konsum
Demokracia
13:51 | 10 Mars 2021

Share:

Në komunën e Gjakovës janë asgjësuar 5 mijë kilogramë produkte ushqimore dhe 150 kilogramë duhan, që nuk ishin të sigurta për konsum.

Drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën Gjakovës ka asgjësuar 5 mijë kilogramë produkte ushqimore dhe 150 kilogramë duhan që nuk ishin të sigurta për konsum, përcjell Demokraica.com.

Drejtori për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se si drejtori nuk do të ndalen sa i përket inspektimeve, sepse synim kanë mbrojtjen e konsumatorit.

“Inspektorët në kuadër të Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës gjatë ditëve të fundit kanë bërë një punë intensive, e cila ka rezultuar me asgjësimin e 150 kilogramëve të duhanit, që paraprakisht ishin sekuestruar nga ana e inspektorëve, pas një bashkëpunimi me policinë e Gjakovës. Gjithashtu inspektorët e Tregut, Sanitar dhe Veterinarisë kanë asgjësuar rreth 5000 kilogramë të produkteve të llojit ushqimor, që nuk ishin të sigurta për konsum. Po ashtu, inspektorët kanë bërë edhe sekuestrimin e 474 litrave që përmbanin produkte ushqimore, të cilat ishin në treg për shitje pa i plotësuar kushtet e përcaktuara ligjore. Nuk do të ndalemi sa i përket inspektimeve, sepse synim kemi mbrojtjen e konsumatorit”, ka shkruar Hoxha./Demokracia/

Inspektorët në kuadër të Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës gjatë ditëve të fundit kanë bërë një punë…

Posted by Fazli Hoxha on Wednesday, March 10, 2021

 

Të ngjashme