Lajme
Gjakovë: Arrestohet një person, dyshohet se dhunoi motrën e tij
Demokracia
19:00 | 13 Mars 2023

Share:

Një person është arrestuar në rajonin e Gjakovës.

Ai dyshohet se e ka dhunuar motrën e tij.

I njëjti ka qenë edhe në kërkim ndërkombëtar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Daut Hoxha.

“Në orët e pasditës në rajonin e Gjakovës, Policia e Kosovës përmes njësitit të  saj FAST- që vepron në kuadër të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejme ligjore”, tha Hoxha.

Të ngjashme