Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Gjakovë.
I njëjti dyshohet se kishte trafikuar dy meshkuj dhe një femër.
PK-ja njofton se të dyshuarin e kanë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si ‘Trafikim me Njerëz’.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka trafikuar dy meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë