Lajme
Gjakovë: Arrestohen grupi prej katër personave të dyshuar për vjedhje
Demokracia
16:11 | 20 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje në Gjakovë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në stacionin policor në Gjakovë është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje i ndodhur në lagjen Dardania në Gjakovë, përcjell Demokracia.com.

“Ankuesi kishte raportuar se persona të dyshuar i kishin vjedhur  para dhe stoli ari në vlerë rreth pesëdhjetëmijë franga Zvicerane. Njësitet relevante të policisë kanë dal në vendin e ngjarjes. Hetuesit policor në vazhdimësi kanë punuar në mënyrë intensive operativo hetimore në identifikimin e kryesve të veprës penale. Sot me datë 20.05.2022, hetuesit nga Sektori Rajonal për Hetime kanë arritur të arrestojnë katër persona të dyshuar të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer vepër penale të vjedhjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjatë punës operative rezulton se personat e dyshuar janë një grup i strukturuar, me të kaluar kriminale ku deri më tani në bazë të dhënave dhe provave këta persona janë të involvuar si kryes të veprave penale në më shumë se tridhjetë e pesë raste  e që dyshohet se të njëjtit janë kanë kryer vepra të tilla edhe në shtetet fqinje.

“Personat e dyshuar  veprat kryesisht i kanë kryer nëpër tregje dhe spitale dhe cak i tyre kryesisht kanë qenë kategoritë e personave të ndjeshëm.

  1. R . G, m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur  1970
  2. F . J, m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur  1958
  3. M . N, m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur  1960
  4. A . M m/sh/ shtetas i Kosovës,           i lindur  1974

Hetuesit policor përveç kapjes së personave në flagrancë në rastin e sotmë ata  kanë arritur të sigurojnë  prova të mjaftueshme që dëshmojnë se personat e arrestuar janë të përfshirë në  numër të madh të veprave penale”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas policisë lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit  personat e dyshuar  mbahen në ndalim policor për 48 orë, ndërsa edhe tre persona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi janë në kërkim policor./Demokracia.com/

Të ngjashme