Lajme
Gjakovë| Arrestohen dy persona të kërkuar
Demokracia
16:49 | 12 Janar 2023

Share:

Dy persona të kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga gjykata, janë arrestuar sot në Gjakovë.

Policia ka informuar se të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit.

“Stacioni Policor në Gjakovë me datën 12.01.2023 pas mbledhjes së informatave përmes rrugëve operative dhe hetimore lidhur me vendndodhjen e personit G. Q., i lindur në vitin 1974 i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Lëndim i rënd trupor“, dhe personit tjetër M.K., i lindur në vitin 1986 po ashtu i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Vjedhje“, është arritur të bëhet arrestimi i tyre dhe pas kompletimit të dokumentacionit të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.”, ka informuar Policia.

Të ngjashme