Lajme
Gjakovë, aktgjykim dënues ndaj të pandehurit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Demokracia
13:59 | 22 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit Sh.A, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërsa e ka liruar nga akuza për vepër penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

I pandehuri Sh.A, është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj i cili dënim me kërkesë dhe pëlqimin e të akuzuarit, i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej katër mijë (4000) euro, i cili dënim do të paguhet në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, njofton gjykata.

“Gjithashtu, i pandehuri Sh.A, lirohet nga akuza për vepër penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1 i KPRK-së. I pandehuri është obliguar që të paguaj shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëqind (100) euro si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit”, njofton gjykata.

“Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të pandehurit Sh.A, gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike i pandehuri, “me datën 11.05.2016 në Gjakovë në cilësinë e zyrtarit në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Gjakovës, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që të sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për vete dhe për të tjerët, si dhe të shkaktoi dëm të tjerëve në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit nr. 02/L- 121 për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin, personit deri me tani të panjohur N.N, në mënyrë të kundërligjshme, pa verifikuar të dhënat, i’a vërteton të dhënat se gjoja personi në fjalë quhet B. V. i lindur me dt. .. . .. . …. nga i Faqe 2 nga 2 ati A. dhe e ëma Z. banues në Gjakovë në Rr. “N.T.” nr. … dhe me pas në të njëjtën ditë të njëjtit i’a lëshon ekstraktin nr. E- …….., E-…….. dhe E-…….. duke i mundësuar që në ish Zyrën Regjistrimit Civil tani Q.P.D në Gjakovë, me të dhënat e rrejshme të vërtetuara nga i pandehuri me datën 12.05.2016 të pajiset me dokumente personale si Letërnjoftim, ndërsa me datën 16.05.2016 me Pasaportë dhe me Patentë Shofer”, thuhet tutje në njoftim.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme