Lajme
Gjakovari njofton zhdukjen e gruas së tij bashkë me dy fëmijët 11 e 12 vjeç
Demokracia
09:24 | 11 Prill 2023

Share:

Një burrë ka njoftuar zhdukjen e gruas së tij së bashku me dy fëmijët 11 dhe 12 vjeç.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 27 mars në Gjakovë.

“PERSON I ZHDUKUR/Rr. Ali Ibra, Gjakovë 27.03.2023 – 22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur bashkëshortja e tij kosovare së bashku me dy fëmijët e saj djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12 vjeç që i kishte pas nga martesa e mëhershme janë larguar nga shtëpia e tij dhe nuk duhet vend ndodhja e tyre”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë thuhet se njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori./Demokracia.com/

Të ngjashme