KEDS ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit me rrethinë po përballen me erëra dhe shi të fuqishëm. Kjo ka bërë që të afektohet edhe rrjeti elektrik dhe si pasojë konsumatorët të përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Në njoftimin e KEDS, në rrjetin social “Facebook”, thuhet se nëse hasni në ndonjë avari në rrjet, të lajmërojnë Qendrën e Thirrjes në numrin pa pagesë 0800 79 100, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
Aktualisht qyteti i Gjakoves?, Malisheves? dhe Rahovecit? me rrethine po perballen me erera dhe shi te fuqishëm. Kjo ka bërë që të afektohet edhe rrjeti elektrik dhe si pasojë konsumatorët të përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Duke kerkuar mirëkuptim, kërkojmë nga konsumatorët që nëse hasin në ndonjë avari në rrjet, të lajmërojnë Qendrën e Thirrjes në numrin pa pagesë 0800 79 100.
Në ndërkohë, përmes rrjeteve sociale do ju mbajmë të informuar me situatën në terren./Demokracia.com/