Sport
Giuntoli përshkruan se çfarë cilësi duhet të ketë nënshkrimin i janarit për mbrojtjen dhe pranon ‘ngritjet dhe uljet’ e Yildiz
Demokracia
14:33 | 12 Nëntor 2024

Share:

Cristiano Giuntoli këmbëngul se Juventusi ‘beson’ te Kenan Yildiz, por duhet ‘të pranojë nivelet e larta dhe të ulëta’, ndërsa përshkroi se qendërmbrojtësi i ri që bardhezinjtë do të nënshkruajnë në janar duhet të jetë ‘gati për të sfiduar veten’.

Kenan Yildiz shënoi një gol në fitoren 2-0 ndaj Torinos të shtunën, duke dhënë siguri për ekipin.

“Yildiz është numri 10; ne gjithmonë kemi besuar tek ai”.

“Ai ka cilësi të shkëlqyera, por ka lindur në vitin 2005, ndaj duhet të presim dhe të pranojmë ulje-ngritjet. Duhet durim. Ai është një djalë i ri dhe po shkon mirë, kështu që ne jemi të lumtur”, deklaroi Giuntoli.

Giuntoli muajin e kaluar deklaroi se prioriteti i Juventusit është të nënshkruajë me një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit për të zëvendësuar të dëmtuarin Gleison Bremer.

“Po shikojmë përreth; ne e dimë se afati i janarit është i ndërlikuar sepse gjërat mund të ndryshojnë papritmas. Ne jemi duke vlerësuar disa situata, por nuk ka një opsion primar sepse është ende shumë herët”.

“Ne nuk jemi në bisedime të avancuara me askënd në veçanti. Sigurisht, ai [nënshkrimi i ri] duhet të jetë një lojtar i disponueshëm, i gatshëm për të sfiduar veten dhe gati për t’iu bashkuar një klubi të rëndësishëm si Juventusi”, deklaroi drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër.

Të ngjashme