Lajme
“Gishtat ua kanë shti mbrapa”, “Vrasës” | Gjuha skandaloze e Sami Kurteshit ndaj qytetarit që i reagoi për Zajednicën
Demokracia
10:50 | 23 Mars 2023

Share:

Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje ka eskaluar totalisht gjatë ditës së sotme në një replikë me një qytetar.

Kurteshit i ka komentuar një qytetar pas deklaratave të Kurtit duke i thënë: “Për hajër Zajednica. Rrenca, keni për ta pagu shtrenjtë tek populli ma keq se ata që e paguajtën. Keni vra djem t’ri nëpër sheshe për këto për këto kauza.”

Përgjigja e zyrtarit të VV-së ishte si vijon:

“E po do si ju që i kanë çu gishtat për zajednicë e mandej ata gishta ua kanë shti mbrapa, e di se e dashuroni Zajednicën. E do vrasës, si çifti yt, që e kanë nënshkru, janë aty ku e kanë vendin, në burg. Hajde baju kriminel, mos e fëlliq më shumë!” -u shpreh Kurteshi në fjalën e tij.

Kurteshi kishte qenë një prej zërave më të ashpër kundër Zajednicës, megjithatë ai nuk ka komentuar ende deklaratat e djeshme ku u shpreh: “Po ka Asociacion (në marrëveshjen evropiane)!”

Të ngjashme