Sport
Girona befasia e sezonit, rrëmben kreun e tabelës në La Liga
Demokracia
23:46 | 27 Tetor 2023

Share:

Skuadra e Gironas është befasia më e këndhsme këtë sezon në La Liga.

Girona sonte ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur në shtëpi Celta Vigon, me rezultat minimal 1-0.

Fitorja ka ardhur në kohën shtesë, me golin e Yangel Herrera në 90+1.

Girona deri më tani numëron nëntë fitore, një barazim dhe një humbje, duke kryesuar tabelën e La Ligës me 28 pikë, tre më shumë se Real Madridi dhe katër më shumë se Barcelona.

Në anën tjetër, Celta renditet në vendin e 18-të me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje.

Të ngjashme