Sport
Giresse tregon arsyen pse nuk është ftuar Leart Paqarada
Demokracia
11:17 | 21 Mars 2022

Share:

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjeve të marsit.

“Dardanët” do të sfidohen nga Burkina Faso dhe Zvicra në ndeshje kontrolluese, njëherit të para për trajnerin francez, shkruan Demokracia.com.

Giresse ka folur për mungesën e Leart Paqaradës, mbrojtësit kosovar në ndeshjen e muajit mars.

Trajneri francez ka theksuar se Paqarada do të ftohet në të ardhmen.

“Jam në dijeni për problemet që ka pasur lojtari në të kaluarën dhe këto dy ndeshje janë më shumë për t’u njohur dhe besoj se në të ardhmen do të ftohet”, ka thënë Giresse në konferencë për shtyp.

Kosova më 24 mars takohet me Burkina Fason në Prishtinë, ndërkohë që pesë ditë më vonë luan në udhëtim te Zvicra.

Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00./Demokracia.com/

Të ngjashme