Sport
Giresse publikon formacionin me ndryshime ndaj Andorrës
Demokracia
19:27 | 28 Mars 2023

Share:

Seleksionuesi i Kosovës, Alain Giresse ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Andorrës, që nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për dallim prej duelit me Izraelin, në të cilin Kosova barazoi, Giresse për Andorrën ka bërë disa ndryshime në formacionin startues.

Në fakt, ai ka bërë katër ndryshime, pasi ka vendosur që prej minutës së parë të startojnë Florent Hadërgjonaj, Valon Berisha, Betim Fazliji e Arbër Zeneli që kanë zëvendësuar Mërgim Vojvodën, Ibrahim Dresheviqin, Florent Muslijën dhe Edon Zhegrovën.

Pjesa tjetër e ekipit është e paprekur, me Arijanet Muriqin në portë, pastaj Amir Rrahmanin, Mirlind Kryeziun, Leart Paqaradën, Bersant Celinën, Milot Rashicën e Vedat Muriqin.

Përballja mes Kosovës dhe Andorrës, i takon Grupit I kualifikues të Euro 2024. Për dallim prej Kosovës që ka barazuar në ndeshjen e parë të këtij cikli, Andorra ka pësuar humbje nga Rumania.

Të ngjashme