Sport
Giresse para ndeshjes me Qipron: E rëndësishme është ta nisim me fitore Ligën e Kombeve
Demokracia
16:40 | 01 Qershor 2022

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse dhe futbollisti Valon Berisha po flasin në një konferencë për media në prag të sfidës kundër Qipros.

Kosova nesër do ta nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve në udhëtim te Qipro me ndeshjen që fillon nga ora 18:00.

Trajneri francez tha se për Kosovën është e rëndësishme që ta nisin këtë edicion të ri me fitore.

“Siç e dini do te jete ndeshja jonë e parë në Ligën e Kombeve dhe patjetër është e rëndësishme të fitojmë. E rëndësishme është edhe paraqitja e mirë që ta nisim në menyrë më të mirë Ligën e Kombeve. ”, tha Giresse në konferencë për media, përcjell Demokracia.com.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor./Demokracia.com/

Të ngjashme