Sport
Giresse: Lojtarët kanë entuziazëm dhe dëshirë për lojë, do t’i përfshijë të gjithë në miqësore
Demokracia
16:31 | 23 Mars 2022

Share:

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur në një konferencë për media në prag të dy ndeshjeve miqësore të muajit mars.

“Dardanët” do të sfidohen nga Burkina Faso dhe Zvicra në ndeshje kontrolluese.

Tekniku francez tha se e rëndësishme është që futbollistët kanë entuziazëm dhe dëshirë për të luajtur.

“Janë të gjithë futbollistët në stërvitje. Jemi duke pritur edhe disa tjerë. Kam parë entuziazëm dhe dëshirë për të luajtur dhe kjo ka rëndësi”, tha Giresse në konferencë

“Ka pika ku mund të jemi më efikas. Qëllimi i këtyre dy ndeshjeve është t’i përfshijmë gjithë futbollistët dhe nesër ndaj Burkina Fasos do ta kemi një pamje të formacionit. Ky sesion i stërvitjes që kemi sot do të na jap idenë se si do të shfaqemi ndaj Burkina Fasos”, shtoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme