Sport
Giresse kërkon fitore ndaj Andorrës
Demokracia
17:22 | 27 Mars 2023

Share:

Seleksionuesi i Kosovës, Alain Giresse pret fitore ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Në konferencën për shtyp, Giresse ka thënë se serinë pozitive të kualifikimeve për Evropian që e nisën me barazim ndaj Izraelit, duhet ta vazhdojmë me triumf edhe kundër Andorrës.

Në fakt, Giresse pret fitore në këtë përballje. Dueli mes Kosovës dhe Andorrës, zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit I.

“Vijmë nga një rezultat pozitiv në Izrael, ndërsa këtë seri pozitive synojmë ta vazhdojmë me fitore ndaj Andorrës”, ka thënë Giresse.

Të ngjashme