Sport
Giresse: I kemi marrë të gjitha masat ndaj Zvicrës, do jetë ndeshje emocionale
Demokracia
19:55 | 28 Mars 2022

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është duke folur në konferencë për shtyp para duelit miqësor më Zvicrën.

Trajneri francez ka thënë se Dardanët i kanë marrë të gjitha masat për takimin e nesërm.

“Duke marrë parasysh historinë, lidhjen e shqiptarëve të Kosovës që luajnë me Zvicrën, besoj se do të jetë emocionale. Këtë lojë e kam përgatitur sikurse për ndeshjet tjera dhe nuk besoj se do të kenë telashe në aspektin emocional”, ka thënë Giresse në konferencë, raporton Demokracia.com.

Ndeshja ndaj Zvicrës është speciale për gjithë lojtarët, thotë Hadergjonaj

“Duke marrë parasysh se Zvicra është ekip më i fortë, njëra prej pesë ekipeve më të mira në Evropë. Ne i kemi marrë të gjitha masat për t’u përgatitur sa më mirë”, shtoi ai.

Në konferencë ishte edhe mbrojtësi Florent Hadergjonaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme