Sport
Giresse: E vërtetova atë që pash në video për futbollistët e Kosovës, kemi ende punë për të bërë
Demokracia
15:48 | 23 Mars 2022

Share:

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur në një konferencë për media në prag të dy ndeshjeve miqësore të muajit mars.

“Dardanët” do të sfidohen nga Burkina Faso dhe Zvicra në ndeshje kontrolluese.

Trajneri francez ka thënë se e ka vërtetuar teknikat që kanë futbollistët e Kosovës, ndërsa shtoi se ata kanë ende punë për të bërë.

“Kam arritur të vërtetojë nga videot për teknikat e lojtarëve të Kosovës janë edhe në realitet. Kemi pika që duhet të bërë më mirë dhe të jemi më efikas. Mbetet punë për t’u bërë”, tha Giresse në konferencë, përcjell Demokracia.com.

Kosova dhe Burkina Faso takohen më 24 mars nga ora 18:00 në Prishtina, ndërsa pesë ditë më vonë “Dardanët” luajnë në udhëtim te Zvicra. /Demokracia.com/

Të ngjashme