Kapiteni dhe mbrojtësi veteran i Juventusit, Giorgio Chiellini është infektuar me koronavirus.
Kështu ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një komunikate, duke njoftuar se italiani ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Demokracia.com.
“Zonja e Vjetër” njofton gjithashtu se lojtari tashmë po respekton rregullat e parashikuara dhe është vendosur ne izolim.
“Klubi i Futbollit Juventus njofton se gjatë procedurave të tamponëve të ditës së sotme të cilave i’u nënshtrua stafi teknik për rifillimin e aktivitetit garues, doli pozitiv me COVID-19 futbollisti Giorgio Chiellini. Lojtari tashmë po respekton rregullat e parashikuara dhe është vendosur ne izolim, në përputhje me protokollin shëndentësor në fuqi”, thuhet në komunikatën e klubit. /Demokracia.com/