Lajme
Giorgia Meloni i kërkon presidentit italian postin e kryeministres
Demokracia
15:15 | 21 Tetor 2022

Share:

Udhëheqësja e partisë “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni, ka deklaruar se ajo dhe aleatët e vet i kanë kërkuar presidentit të vendit t’i japë asaj mandatin për të formuar atë që do të ishte qeveria e parë e udhëhequr nga e djathta ekstreme e Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Meloni dhe aleatët e saj të fushatës, të premten u takuan me Presidentin Sergio Mattarella për rreth 10 minuta në pallatin presidencial Quirinal, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ajo u tha gazetarëve se koalicioni i kishte treguar njëzëri Mattarellës se ajo e meritonte mandatin për të qeverisur.

Nëse Melonit, 45-vjeçe, i pranohet kërkesa, ajo do të ishte gruaja e parë që do të bëhej kryeministre e Italisë.

Meloni përkrahet nga dy aleatët e saj kryesorë të krahut të djathtë – Matteo Salvini dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi.

Të ngjashme